Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor të Nju Jorkut

    20/06/2025 13:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 18 qershor 2025, Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles-Ramos, njoftoi se gjuha shqipe është përfshirë zyrtarisht në listën e gjuhëve të përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit.

    Nga rreth 180 gjuhë që fliten në Nju Jork, deri tani vetëm 10 ishin pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike, ndërsa me vendimin e fundit, ky numër është rritur në 13, duke përfshirë edhe shqipen.

    Kjo nismë do të lehtësojë ndjeshëm përfshirjen e familjeve shqiptare në jetën arsimore të fëmijëve të tyre, pasi çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm do të jetë në gjuhën shqipe.

    Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë hasën vështirësi për shkak të barrierave gjuhësore, por tani do të mund të marrin pjesë më aktivisht dhe me vetëbesim në procesin arsimor.

    Kjo përfshirje gjithashtu do të ndihmojë nxënësit shqiptarë që të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë akademikisht dhe emocionalisht.

    Përveç këtij vendimi, pak muaj më parë në Nju Jork u hap edhe një klasë e parë dygjuhëshe shqip-anglisht, duke forcuar mundësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe avancimit akademik.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti paralajmëron për “rrënim të ekonomisë” nga kriza dhe pasiguria në furnizim me rrymë: S’është marr asnjë masë

    Erdogan: Lufta Izrael-Iran mund të sjellë valë migrimi drejt Europës

    Shpallet në kërkim 20-vjeçari nga Peja, Policia: Dyshohet për dhunë në familje dhe përdorim të armës

    Të Fundit

    Hoti paralajmëron për “rrënim të ekonomisë” nga kriza dhe pasiguria në furnizim me rrymë: S’është marr asnjë masë

    Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor të Nju Jorkut

    Erdogan: Lufta Izrael-Iran mund të sjellë valë migrimi drejt Europës

    Shpallet në kërkim 20-vjeçari nga Peja, Policia: Dyshohet për dhunë në familje dhe përdorim të armës

    KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.