Një tabelë e re në rrugën drejt Strugës, ku mungon gjuha shqipe, e vë në pah defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka publikuar një foto ku shihet qartë se mbishkrimet janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht, duke përjashtuar tërësisht shqipen.
Ky zhvillim vjen në kohën kur çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është vënë në pikëpyetje, raporton Paparaci.
Defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kishte bërë vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij që minimizuan rëndësinë e gjuhës shqipe dhe statusin e saj zyrtar në këtë vend.
Duke mohuar ekzistencën e një ligji të veçantë për përdorimin e shqipes dhe duke theksuar se ligji aktual i gjuhëve nuk e njeh shqipen si gjuhë zyrtare, Kurti u perceptua si ai që përforcoi përjashtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i dobësuar kështu kërkesat legjitime për barazi dhe njohje.