Lajme
Gjuajtje me armë zjarri në Mramor të Prishtinës

Në fshatin Mramor të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një DVR nga kamerat e sigurisë.
Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është ende nën hetime.
“Është raportuar për gjuajtje me armë zjarri ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, një DVR nga kamerat e sigurisë si dhe 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.