Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Në komunikatë thuhet se policia në Gjakovë ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sulejman Hadum Aga”, dhe pastaj kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar B.P., 18 vjeç.
Gjatë kontrollimit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë.