Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjoshi pas rizgjedhjes së Krasniqit: Jemi më të bashkuar, më të përgatitur për qeverisje

    21/06/2025 16:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas rizgjedhjes së kyetarit, Memli Krasniqi.

    Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se PDK ka konfirmuar se ka reformë, unitet, rritje,fuqizim dhe vizion, raporton Periksopi.

    “Sot, Partia Demokratike e Kosovës e konfirmoi me unanimitet drejtimin që i ka dhënë vetes: reformë, unitet, rritje, fuqizim dhe vizion për të ardhmen.Rizgjedhja e Memli Krasniqit në krye të PDK-së nuk është vetëm vlerësim për punën e tij në katër vitet e fundit, por besim i ri për rrugën që na pret përpara. Nën udhëheqjen e tij, PDK-ja ka lëvizur. Është rritur. Është ringritur. Ka fituar. Dhe të gjitha këto, me qëndrim dinjitoz, me alternativë të qartë dhe me një bashkim të brendshëm që nuk lëkundet. Sot, më e gatshme se kurrë për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes. Lokale dhe Qendrore”. ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se me Memli Krasniqin në krye, PDK nuk është thjesht më e fortë, është më e sigurt në drejtimin e saj.

    ” Më e lidhur me qytetarët. Dhe më e përgatitur për sfidat e kohës.Ky është momenti ynë për ta kthyer besimin në përgjegjësi, vizionin në program dhe mbështetjen në veprim. Dhe, siç e thatë edhe ju vetë:Kur Kosova dhe PDK ecin së bashku, ka vetëm një rrugë: PËRPARA!”, ka shkruar Gjoshi

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj: Irani, një forcë e errët kundër rendit ndërkombëtar

    Gara për Drenasin, Ramiz Lladrovcit i del një pretendent kundër nga PDK-ja

    Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së – ky është urimi prekës i prindërve të tij

    Të Fundit

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

    Kryediplomati iranian: Jemi gati të përgjigjemi sërish nëse ShBA ndërmerr agresion tjetër

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.