Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka reaguar lidhur me audio-incizimet në mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, që janë publikuar ditë më parë.
Gjoshi shkruan se janë bërë 10 ditë që kur janë publikuar faktet me zë të “koordinimit kriminal të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit”.
Ai shton se Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin.
“Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin si dy njerëz që jo vetëm kanë njohuri se ku ndodhet një kriminel i kërkuar me Urdhërarrest nga Prokuroria Speciale, por edhe bashkëpunojnë e koordinojnë punët shtetërore me të”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.