Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër ndaj kyeministrit Kurti dhe deputetëve të Vetëvendosjes në lidhje me Trustin, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Albin Kurti dhe deputetët e tij janë hipokritë, si në çdo rast tjetër.
“Në njërën anë shtihohen duke na treguar se si dëmtohet Fondi Pensional nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve, e në anën tjetër vetë i kanë tërhequr këto mjete”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se vota kundër iniciativës së qytetarëve është votë direkte kundër qytetarëve të Kosovës.