sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjoshi akuzon Osmanin se negocioi zgjedhjet me Vuçiqin: Tash me Kurtin do t’u thonë kryetarëve “jepni dorëheqje”

    02/06/2023 09:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se Kosova pas një javë është një republikë e fyer dhe e poshtëruar dhe se nuk ka më shumë sovranitet në komunat veriore.

    Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka negociuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për çështje të brendshme të shtetit.

    “Pas një jave, për çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, siç janë zgjedhjet, presidentja Osmani negocion me Aleksandër Vuçiqin dhe pranon që të shkelën ligjet e Kosovës duke detyruar kryetarët që të dorëhiqen pas një muaji a dy”.

    Ndërkaq, pati kritika edhe për kryeministrin Kurti.

    “Tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo përpjekjeje, Albin Kurti po e shtron rrugën e tij të dështimit në veri dhe të dorëzimit.  Fatkeqësisht, aksioni solli pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës, e po ashtu edhe dorëzimi. Ashtu siç me qeverisjen e tij ka vështirësuar e shtrenjtuar jetën e përditshme të qytetarëve, njëjtë po e vështirëson edhe zhvillimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës duke e konfliktuar me shtetet aleate. Pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë sovranitet në katër komunat veriore. Përkundrazi, Albin Kurti me politikën e tij antishtetërore, ka arritur që ta qetësojë presidentin serb, Vuçiq, i cili kohëve të fundit po përballej me protesta të brendshme dhe në arenën ndërkombëtare ai ishte etiketuar si Gangster nga New York Times”.

    Ai thotë se pas një jave, Republika e Kosovës nuk ka më shumë miq, por përkundrazi, shteti ynë ka hyrë në listën e shteteve që sanksionohen nga ShBA-ja.

    “Vetëm politikanët që veprojnë kundër historisë shqiptare i cenojnë raportet shqiptaro-amerikane”, thotë Gjoshi.  

    “Pas një jave, duke rrezikuar jetën e policëve të Kosovës, ushtarëve, gazetarëve e të qytetarëve, Albin Kurti nuk ka asnjë sukses. Përkundrazi, bashkë me Vjosa Osmanin duhet t’i thërrasin katër kryetarët dhe t’ia kërkojnë poshtërimin e radhës: Jepni dorëheqje! Jo vetëm kaq, por vetëm pas një jave të betejës së veshur me fjalë të mëdha për sovranitet e ligjshmëri, Albin Kurti edhe më fuqishëm nisë vendosjen në terren të Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjoshi i PDK-së: Qeverinë s’e rrëzojmë me votat e Listës Serbe edhe po të rrijë 20 vjet në pushtet

    Gjoshi i PDK-së: Dhjetë ditë pas publikimit të audio-incizimeve, Prokuroria ende nuk ka ftuar në intervistim Kurtin dhe Kusari-Lilën

    Gjoshi: Kurti i dha fuqi të madhe qëndrimit në pushtet Vuçiqit

    Të Fundit

    Muja: Sulmuesit në Banjskë cak e kishin Policinë e Kosovës

    Çfarë duhet të bëjë tani Kosova (Qeveria, opozita, shoqëria civile dhe mediet sociale)?

    Quni: Kurti thoshte diçka tjetër e në realitet vepronte diçka tjetër

    Bie nga Kalaja e Rozafës, vdes turisti slloven

    Haxhiu: Kosova është pa opozitë e pa zë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.