Më 31 janar është organizuar një takim nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë në objektin e tyre, ku temë e diskutimit do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Një alarm për këtë takim ka ngritur aktivisti Rron Gjinovci, i cili e ka quajtur si një takim që do të sjellë kaos në vend, ndërsa e ka cilësuar edhe si të dëmshëm për Kosovën.
“Është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend. Anashkalimi i institucioneve legjitime e legale të daluna prej zgjedhjeve demokratike, me stilin që na ju shantazhojmë nëse s’na ngoni, është ftesë për kaos”, ka shkruar mes tjerash ai.
Reagimi i plotë i tij:
Takimi i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë
Nuk e di qëllimin e takimit të ambasadës amerikane të hanën, por hajde ta thojmë të vërtetën.
- Është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend. Anashkalimi i institucioneve legjitime e legale të daluna prej zgjedhjeve demokratike, me stilin që na ju shantazhojmë nëse s’na ngoni, është ftesë për kaos.
- Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet.
- Është takim provokues për Kosovën.
- Është takim që e minon pozicionin e Kosovës në negociata me Serbinë.
Me ni fjalë, është takim i DAMSHËM për Kosovën.
Ky takim kish pasë kuptim nëse amabasada amerikane në Beograd e kish organizu në tnjejtën kohë një takim për nevojën e njohjes së Kosovës nga Serbia.