“Ka gabu” tha nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini për ofertën e Fatmir Limajt për formimin e qeverisë për të gjithë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjini tha madje edhe se numri i madh i votave që Fatmir Limaj ka marrë “nuk mund të konsiderohet e NISMA-s” ngase, sipas tij, ka marrë vota edhe në vende ku NISMA nuk ka pasur as njerëz e as struktura.
“Për ‘Çështjen Limaj’, sa vota kanë ardhë sa nuk kanë ardhë – gjasat janë që kurrë nuk mujmë me ditë saktë. Por, përafërsisht. Nuk mundet vota e Fatmir Limajt me u konsideru votë e NISMA-s, për shkak se Fatmir Limaj ka marrë vota edhe aty ku s’ka pas strukturë e njerëz hiç – njerëzit e kanë votu që ka qenë numër 2 në listë“, ka thënë ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
“Te çështja a shkon me bisedu me Albinin – për nderë, po ndihem pak keq se kjo është hera e tretë që jam llajv në studio e po e shpjegoj.
Tash e di që keni të drejtë me ma bë këtë pyetje…ka gabu, nuk është në rregull me ba ashtu – me dalë tri ditë mas zgjedhjeve edhe menjëherë me tregu aso pozicione, sepse kemi pas partneritet“, ka thënë ndër të tjera Gjini.