Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Gjimshiti: Duhet ta nisim me këmbën e mbarë ndaj Italisë, mund të kemi motivim shtesë

    14/06/2024 19:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se duhet ta nisin mbarë me fitore ndeshjen hapëse ndaj Italisë, në Euro 2024.

    Gjimshiti, ndër të tjera përmendi edhe faktin që shumë futbollistë të kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatin Italian.

    “Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera”, u shpreh Gjimshiti.

    “Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollistë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperiencë të rëndësishme në Serie A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshtarët tanë, por e dimë mirë që kemi përballë Italinë, kampionen në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticione për të fituar, ndaj duhet të bëjmë kujdes”.

    Ai thekson se trajneri Silvinjo u ka ndihmuar shumë.

    “Puna e tij na ka përmirësuar shumë, prej më shumë se një viti që kur ka ardhur. E dimë si punon çdo ditë për të na ndihmuar. Ka qenë një futbollist i madh dhe një motivator i jashtëzakonshëm. Jemi këtu duke kaluar nëpërmjet një grupi të vështirë dhe kemi marrë shumë komplimente, jo vetëm ne, por edhe stafi e trajneri”, përfundoi Gjimshiti.

    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë luhet të shtunën në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.