Sport

Gjilbratar – Shqipëri, formacionet zyrtare

Shqipëria luan sot kundër Gjibraltarit, në ndeshjen e parë historike mes dy përfaqësueseve, pasi asnjëherë më parë nuk janë përballur.

Takimi ka më shumë karakter testues për kuqezinjtë, të cilët e shohin si provë gjenerale për sfidën e së martës ndaj Letonisë në kuadër të kualifikuesve të Kampionatit Botërorit.

Përzgjedhës Sylvinho ka paralajmëruar ndryshime në formacion, duke u dhënë minuta lojtarëve që kanë pasur më pak hapësira deri tani, por edhe duke provuar alternativa taktike në funksion të përballjes vendimtare me Letoninë.

Sulmi vjen me treshen, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Jasir Asani, ndërsa pas Aridon Pajaziti, Medon Berisha dhe Nedim Bajrami.

Debutojnë Maldin Kacurrinë mbrojtje, ndërsa në portë Mario Dajsinani.

Gjibraltari: Banda, Jolley, Torilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, De Barr, Del Rio.

Shqipëria: Dajsinani, Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji, M. Berisha, Pajaziti, Bajrami, Daku, Broja, Asani.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button