Klubi i futbollit Gjilani është gjobitur me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë FFK-së, kujtojmë që ky vendim është marrë pasi klubi Gjilani, ka bërë lëshim në organizim të ndeshjes me LLapin, shkruan GazetaDemos.
Deklarata e Komisionit Disiplinor të FFK-së:
“Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prapë disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”.
Ndësa drejtori sportiv i klubit Gjilani, Sevdail Robelli është gjobitur me 300 euro, ku pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës dhe ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.