Një tentim vrasje ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 15.
Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, shkruan GazetaDemos.
Si pasojë njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.
Raportohet se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demos/