Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për rastin e djeshëm ku në pronat e politikanit Aleksandar Arsenijeviq në Zveçan, Policia e Kosovës gjeti arsenal armësh.
Për këtë, para seancës konstituive, Sveçla tha se janë tri prona të tij dhe familjes që janë bastisur dje.
Aty ai tha se janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, e poashtu edhe një antiplub, që sipas tij tregon se ka qenë i kyçur në krim.
“Tri prona të tij dhe familjes janë bastis dje. Ndër të tjera janë gjetur ehde pajisje për mining, dhe kryptovaluta që është shkelje doganore. Një lekek antiplub dhe disa gjëra tjera, gjë që tregon që ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, tha Sveçla.