Po vazhdon prime i sotëm i Big Brother Vip Albania 4, transmeton Demos.
Në kë këtë prime po diskutohet raporti i Gjesti dhe Eglit ku dhe u shfaq një klip.
Gjesti tha se Egli ka hyrë me qëllim për ta vendosur në pozitë të keqe.
Ndërsa ajo tha se sdo qaj më para Gjestit.
Pjesë nga përballja:
Egli: Vetëm keq do të më nxjerrësh. Nuk ta lejoj më të më gënjesh. Para teje nuk qaj prapë unë se kam frikë mos hidhesh nga muri. Unë nuk rashë në dashuri me krevatin. Me fjalë më ke hedhur përtokë dhe kam thënë le ta bëjë, ta mbaj unë gjithë shtëpinë mbi shpinë. Nëse nuk e do dikë, mos e afro.
Gjesti: Ti mos u afro. Ta kam thënë në fytyrë mos m’u afro. Nuk i kam premtuar kurrë asgjë. Ndoshta ndonjë prekje që i kam bërë, kushedi çfarë ka menduar. Unë kam dash, ajo ka dash, por nuk ka patur asgjë më thellë. Ke ardhur të më “qëllosh”. Ke parë diçka jashtë që nuk të ka pëlqyer tek vetja. Nuk ma fut dot të më nxjerrësh keq.