Një situatë jo e zakonshme ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Albania 4, kur banorët Gjesti, Danja dhe Rozana u kapën mat teksa po përdornin rrjetin social Instagram në një ekran të madh, që shërben për promocion dhe ishte vendosur në dhomën e surprizave.
Në këtë situatë, shihen banorët që diskutojnë mes tyre mbi përdorimin e Instagramit.
Gjesti, i emocionuar, tenton të hapë aplikacionin, ndërsa Danja e paralajmëron: “Kujdes, se është e monitoruar.”
Situata merr një kthesë humoristike kur banorët, të ngatërruar, tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton ata të dalin nga dhoma.