Mitrovica në vitet e fundit po shquhet për veprime humane nga shumë qytetarë.
Nevoja për ndihmë për njëri-tjetrin ka bërë që mitrovicasit të dallohen për këtë vyrtyt mjaft njerëzor.
Një nga ata persona që po tregojnë humanizëm është edhe Besnik Tmava, i cili përmes një postimi ka njoftuar se shtëpinë e tij do ta lëshojë pa pagesë për një kohë të gjatë.
“Përshendetje!
Nëse e njehëni dikend që ka nevojë për banim,ne kemi një shtëpi në lagjën Shipol afër pompës Shell,që u afrojme me qera(pa pages)për kohë të gjatë!
Të interesuarit te kontaktojnë:
Tel: 049 359 339″, ka shkruar në postimin e tij, Tmava.
Ndryshe, mitrovicasit njihen edhe për aksione të ndryshme humanitare për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, por edhe atyre që kanë probleme shëndetësore.