Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer konfirmoi se nga misionet e shpëtimit ushtarak nga Kabuli kanë mundur të hyjnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë.
Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të shkonin drejt vendit të fuqishëm europianë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë të shoqërisë civile, si edhe ata që do të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve.
Por Minisria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur, se përmes kësaj rruge kanë arritur të shkojnë në Gjermani edhe persona që për autoritetet e sigurisë klasifikohen si “me relevancë për sigurinë”.