Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Gjermania i zgjat masat në kufij, ministri: Tani po vendosim se si do të jetë vjeshta për ne

    22/07/2021 14:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn paralajmëroi popullatën që të mos i neglizhojë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, sepse numri i të infektuarve po rritet përsëri. Ai shtoi se njerëzit së bashku duhet ta pyesin veten “a dëshirojmë vërtet ta lejojmë këtë”, raporton Deutsche Welle.

    Instituti Robert Koch raportoi një incidencë prej 11.4 të mërkurën në mëngjes, ndërsa një ditë më parë ishte 10.9, dhe vlera më e ulët ishte më 6 korrik, 4.9. Incidenca tregon se sa njerëz u infektuan brenda shtatë ditëve në 100,000 banorë.

    Sipas ministrit Spahn, shteti gjerman do t’i furnizojë të gjitha shtëpitë e pleqve me maska ​​mbrojtëse në vjeshtë. Në këtë mënyrë, shtëpitë e të moshuarve duan, për çdo rast, të përgatiten “për gjithçka që mund të ndodhë”.

    Në Gjermani, tani po punohet për ta formuar një Rezervë Kombëtare Shëndetësore. Ministri Spahn thotë se tashmë ka një miliard maska ​​kirurgjikale dhe më shumë se 250 milionë maska ​​me standardin FFP2. Spahn theksoi se nevojiten sisteme inteligjente të prodhimit që pajisjet mjekësore të ofrohen para datës së skadimit, duke shmangur kështu shkatërrimin e materialit të ruajtur.

    Spahn theksoi gjithashtu rëndësinë e hapjes së shkollave dhe kopshteve në një mjedis me një përqindje të ulët të rasteve të reja. Ai i nxiti njerëzit t’i respektojnë të gjitha masat.

    “Ka të bëjë me mbajtjen e maskave brenda. Ata duhet të testohen rregullisht. Nëse njerëzit nuk janë vaksinuar deri më tani, ata duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

    Ministri theksoi se tani po vendoset se çfarë lloj vjeshte do ta ketë Gjermania.

    “Tani po vendosim, këto ditë korriku, se si do të jenë shtatori, tetori dhe nëntori”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Merz thotë se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe ‘ndoshta’ nuk do të kthehet më si më parë

    Gjermani: Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.