Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjermani: Hapen klasa speciale për mësimin e gjuhës shqipe

    23/11/2021 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbyllja e shkollave në Shqipëri, për shkak të emigracionit, duket se po kompensohet sadopak me hapjen e shkollave shqipe në vendet e BE-së. Një prej tyre është në Gjermaninë veriore, ku komuniteti shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë mundësuar hapjen e klasave speciale për mësimin e gjuhës shqipe.

    Vetë nxënësit tregojnë se vijnë me dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe edhe pse kanë lindur në Gjermani.

    “Jam nga Durrësi” thotë një djalë, “jam nga Lipjani i Kosovës, po e mësoj shqipen se është gjuha e nënës sime”, thotë Kaltrina e vogël.

    Ndërkohë mësuesja e gjuhës shqipe, Teuta Dervishi, shprehet se interesimin më të lartë dhe natyrisht numrin më të lartë të nxënësve që mësojnë shqip, vijnë nga familjet e vëllezërve tanë nga Kosova.

    “Qëllimi kryesor është që fëmijët të flasin gjuhën me prindërit, ndërkohë që në shkollë të mësohet shkrimi dhe leximi. Pjesëmarrja e fëmijëve në klasë është me 97% nga Kosova, ndërkohë që nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët”, thotë mësuesja.

    Pavarësisht dëshirës së familjeve shqiptare, një ndihmëse mjaft të madhe për hapjen e klasave të gjuhës shqipe ka dhënë edhe Ministria e Arsimit gjermane, e cila në fund të studimeve e njeh gjuhën shqipe dhe ia u konsideron nxënësve si gjuhë shtesë të huaj.

    Në prag të festave të nëntorit, edhe këta nxënës po përgatiten për të festuar me këngë dhe vjersha patriotike shqiptare, ku nuk mungon himni.

    Artikuj të ngjashëm

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Merz thotë se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe ‘ndoshta’ nuk do të kthehet më si më parë

    Gjermani: Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.