Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon prezanton arritjet e FSK-së

    18/06/2025 18:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në ShBA, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, që është edhe Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.

    Jashari e informoi McGee për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në Defender25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitje për dislokim në “JRTC”, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale.

    “Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse”.

    “Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë takimit me Shefin e Byrosë së Gardës Kombetare të ShBA-së, Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së, teksa shprehu mirënjohje për mbështetje në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit.

    “Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim”.

    “Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

    Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

    Të Fundit

    Abdixhiku me kritika edhe për Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës

    Osmani takon Owadan: Ka drejtuar GJND-në në momentet më të rëndësishme për Kosovën

    Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Ai është i paditur politikisht

    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

    Gattuso merr në dorë Italinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.