Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pritur në radhët e saj gjeneralin Fadil Kodra, një nga bashkëluftëtarët më besnikë të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Së bashku me shumë miq të kohëve të vështira, mirëpritëm bashkëluftëtarin dhe njeriun më besnik të Komandantit Adem Jashari, gjeneral Fadil Kodrën, i cili në këto zgjedhje është bashkuar me ne në garën fituese. Vajza e tij garon në projektin fitues 137,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se është gjithmonë kënaqësi dhe motivim kur në politikë bashkohen figura që, brez pas brezi, kanë kontribuar për Kosovën fituese.
Postimi i plotë:
Së bashku me shumë miq të kohëve të vështira, mirëpritëm bashkëluftëtarin dhe njeriun më besnik të Komandantit Adem Jashari, gjeneral Fadil Kodrën, i cili në këto zgjedhje është bashkuar me ne në garën fituese. Vajza e tij garon në projektin fitues 137.
Si gjithmonë, është kënaqësi dhe motivim kur shohim të bashkuar figura që, brez pas brezi, u angazhuan për Kosovën fituese.