Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjenerali amerikan i shpreh ngushëllime Thaçit: Lutemi për lirimin tuaj, shpresojmë që ky makth të marrë fund

    22/03/2025 17:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjenerallejtënanti nga Ushtria Amerikane, Claude M. Kicklighter, ne një letër ngushëllimi drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait të tij. 

    Kicklighter ka shprehur se e kupton dhimbjen e thellë që vjen nga një humbje e tillë. 

    Ai gjithashtu ka deklaruar se luten për lirimin e Thaçit, dhe bashkimin me familjen e tij.

    “Me pikëllim të madh morëm vesh për ndarjen nga jeta të babait tuaj. Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve dhe familjes suaj. E dimë nga përvoja se sa e dhimbshme është humbja e një prindi, sepse nuk ka asgjë që mund ta krahasojë këtë humbje të madhe. Lutemi që Zoti t’ju japë forcë juve dhe familjes suaj për të përballuar këto momente të vështira.

    Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit.” – ka shkruar gjenerallejtënanti amerikan.

    Gjenerallejtënanti gjithashtu ka kujtuar se kishte planifikuar të vizitonte Thaçin në burg, por për shkak të një sëmundjeje e anuloi udhëtimin.

    “Siç mund ta kujtoni, kisha planifikuar të ju vizitoja në burg, bashkë me Ambasadorin dhe Kongresmenin, Tony Hall, dhe Ambasadorin Ahmet Shala. Për shkak të një sëmundjeje, m’u desh ta anuloj udhëtimin tim, por kam vazhduar të lutem për ju dhe familjen tuaj, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën kur do të liroheni e do të jeni sërish pranë familjes suaj, miqve dhe popullit të mrekullueshëm të Kosovës. 

    Shpresoj që të mund t’ju vizitojmë së shpejti, dhe lutja ime është që deri atëherë ky makth të ketë marrë fund.

    Amerika është me të vërtetë e bekuar që ka një lidhje kaq të fortë miqësie mes dy kombeve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për këtë miqësi.” – ka përfunduar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Pengimi i drejtësisë: Thaçi s’përballon dy gjykime njëkohësisht, do ndarje

    Kërkohet veçim i procedurës për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë derisa të përfundojë ai për krime lufte

    Hasani: Kurti më tha, do të shkoj ta shoh Hashim Thaçin në Hagë, Thaçi pranoi, Kurti gënjeu

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.