Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjendje e vështirë pas vërshimeve në Podujevë, Bulliqi: Shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës

    20/11/2022 18:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet e ditës së diel.

    I pari i Podujevës thotë se në fshatrat Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.

    “Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës”, ka njoftuar Bulliqi.

    Ekipet emergjente nga mbrëmë janë në teren dhe me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet.

    “Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë”, ka shtuar Bulliqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy të miturat që u therën në Ferizaj janë motra, Bulliqi jep detaje

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    Në Podujevë, organizohet turne ping-pongu për 8-vjetorin e vdekjes së Deharit

    Të Fundit

    Basha kryeparlamentar, Haradinaj: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

    Ky do të jetë moti për nesër

    Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

    Elez Durmishi vlerëson kontributin e gjeneral Shukri Bujës: Një nga shtyllat e organizimit të UÇK-së në zonën e Lipjanit

    Nesër varroset 35-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Mushtisht

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.