Një mjet shpëthyer është gjetur dje në Arllat të Gllogocit, shkruan GazetaDemos.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se njësia për deminim e FSK-së e ka gjetur mjetin shpërthyes.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyer mjetin e dyshimtë.
Rasti i paraqitur në raportin 24-orësh të Policisë:
Fsh. Arllat, Gllogoc 04.05.2023 – 14:31. Njësia për deminim e FSK-së ka njoftuar policinë se nga një kompani e kontraktuar për kontrollin e terreneve është gjetur një mjet shpërthyes. Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka siguruar perimetrin derisa është bërë shpërthimi i mjetit të dyshimt pa incidente.