Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditën e së premtës është gjetur një mjet shpërthyes.
Rastin e ka raportuar në polici një ankues, i cili edhe e kishte hasur këtë mjet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së.
Me kujdes është bërë tërheqja e mjetit, i cili dyshohet se ka mbetur që nga lufta e dytë botërore.
“Nuk raportohet për ndonjë incident” thuhet në njoftimin e policisë.