Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Qëndresa” në Podujevë, shkruan GazetaDemos.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull)”, tha ajo për Demos.
Ndërkaq, bëhet e ditur se Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.