Është gjetur një granatë dore në Vushtrri të martën.
Policia njofton se në vendngjarje ka dalë njësia për deminim dhe e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.
“Vushtrri 16.01.2024 – 00:22. Ankuesi kosovar ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.