Qytetarët kanë hasur në mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, njofton Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Të njëjtat, ekipi mjekoligjor i IML-së i ka marrë për ekzaminime të mëtutjeshme dhe do të verifikohen nëse potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore. Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.