Policia e Kosovës ka gjetur armatim në një fshat të Vushtrrisë.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton lajmi.net
Nuk dihet nëse ky është një aksion tjetër i Policisë së Kosovës, apo kontroll rutinor.
Dihet se ekipet e FSK-së zakonisht dalin në aksione të tilla vetëm kur bëhet fjalë për armatim të rëndë.
GazetaDemos do t’ju mbajë të informuar rreth ngjarjes