Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka vizituar dje Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, pas takimeve të shumta me zyrtarë të lartë të Kosovës, ku ka takuar përfaqësues të komunitetit malazez, Lazar Raduloviq, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe Zoran Vukadinoviq kolonel i Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it.
Sipas kabinetit të tij, ai ka diskutuar me Raduloviqin për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për mundësitë e rritjes së vizibilitetit të tyre në autoritetet qendrore dhe lokale. Ai ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë me Vkadinoviqin dhe në veçanti ka falënderuar për kontributin e madh që profesionistët e Ushtrisë së Malit të Zi japin në misionin e KFOR-it.
Ai u takua edhe me stafin e Ambasadës së Malit të Zi, të cilët i falënderoi për punën e palodhur gjatë këtyre viteve.