Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.
Vajzat ukrainase dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh. Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe detaje nga ngjarja e rëndë.
Policia ka ngritur një grup hetimor, që së bashku me ekspertë të ADN-së dhe eksperimenteve biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, po punojnë për rrethanat e ngjarjes, raporton abcnews.al.