Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjashtë raste të dhunës në familje përgjatë 24-orëve në Kosovë

    24/10/2023 10:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan GazetaDemos. Dy prej tyre kanë ndodhur në Fushë-Kosovë, me ç’rast nga rasti i parë janë arrestuar dy persona, ndërsa nga rasti i dyte është arrestuar një person.

    “Fushë Kosovë / 22.10.2023 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Pas procedurave policore viktima është dërguar në strehimore, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë për rastin e parë.

    Ndërkaq, në rastin e dytë në Fushë-Kosovë, i dyshuari ka sulmuar dy gra. “Fushë Kosovë / 23.10.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare.

    Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport.

    Rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Obiliq, ku një grua është arrestuar përmes telefonit nga një burrë. “Obiliq / 23.10.2023 – 19:05.

    Ankuesja kosovare ka njoftuar se ka pranuar përmes telefonit mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari kosovar. Lidhur me rastin palët e përfshira në rast janë sjellur në stacion për intervistim, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.

    Një tjetër rast i dhunës në familjë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar disa persona në familje. “Pejë / 23.10.2023 – 10:30.

    Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ndaj tij dhe personave tjerë është duke ushtruar dhunë psiqike dhe kanosje.

    Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë, me ç’rast janë arrestuar dy gra.

    “Gjakovë / 23.10.2023 – 20:00. Janë arrestuar dy femra kosovare për shkak se ishin fjalosur e fyer mes vete. Pas inicimit të rastit të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.

    Ndërkaq, një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur edhe në pjesën veriore të Kosovës, ku një person është dërguar në mbajtje. “Mitrovicë Veri / 23.10.2023 – 22:00.

    Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot

    Kontrabandë me mallra, ndalohet një person në brezin kufitar Kosovë – Serbi

    Të Fundit

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.