Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjashtë gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

    19/03/2024 09:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër gra janë raportuara të zhdukura vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Rastet kanë ndodhur në Gjilan, Dragash, Klinë e Pejë.

    Në Gjilan një burrë ka njoftuar se gruaja me të cilën bashkëjeton dhe që kanë tre fëmijë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Edhe në Dragash një burrë ka njoftuar se i është zhdukur nëna.

    “Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton policia.

    Ndërkaq, në fshatin Perqevë të Klinë një burrë ka njoftuar policinë se i është zhdukur gruaja me dy vajzat e saj. Sipas tij ato kanë shkuar në Tiranë tek familja e gruas dhe se ka humbur çdo kontakt me to.

    “Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

    Ndërkaq në Pejë, një shtetase e Serbisë ka njoftuar se vajza e saj po ashtu shtetase e Serbisë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00. Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë

    Artikuj të ngjashëm

    Zhduket një burrë në Istog

    Zhduket një grua në Vushtrri

    Zhduket një grua në Skenderaj

    Të Fundit

    Britania vlerëson koordinimin mes KFOR-it dhe FSK-së për operacionin në Ujman

    Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrahet në Prishtinë

    Pamje të tërmetit 8.8 ballë në Kamçatkë të Rusisë, si pasojë e të cilit u paralajmërua për cunami në Japoni dhe Hawaii

    ZRRE-ja e vendosur: Vendimi për liberalizim të tregut të energjisë nuk shtyhet

    Vdes biçiklisti që u godit nga vetura në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.