Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka përzgjedhur gjashtë gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit, konkretisht gjykatësit: Valbona Musliu-Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Mevlide Kosumi-Qarri, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Kymete Kicaj dhe Bujar Dobërdolani.
Avancimi i gjyqtarëve u bë në mbledhjen e 328-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, anëtari i KGJK, Vilard Bytyqi njoftoi se përmes kësaj përzgjedhjeje po arritet edhe plotësimi i kuotës gjinore në Apel. Ai shtoi se nga komunitetet joshumicë nuk ka aplikuar askush.