Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjakovë: Pritet shpronësim i hapësirave që do të shfrytëzohen nga FSK, Ministria flet për investime milionëshe

    30/03/2023 09:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Miliona euro do të përdoren për shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, të cilat tash e tutje do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Në të parën do të ndërtohen poligone taktike për shërbim të ushtarëve të FSK-së, e që pritet të jetë me standarde të NATO-s dhe SHBA-së, shkruan eo, transmeton GazetaDemos.

    Kjo u bë e ditur përmes një konference për media të mbajtur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Mehaj tha se ndërtimi i poligoneve do të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët strategjik, NATO-n dhe ShBA-në, ndërsa do të jetë në dispozicion edhe për ushtarët paqeruajtës në Kosovë.

    “Kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive tregon, që mundëson integrimin sa më të shpejtë në NATO. Synim i joni është rritja e kapaciteteve të FSK, andaj këto dy investime do të jenë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik. Kjo garanton që forca jonë do të ketë të gjitha kapacitetet për të kryer ushtrime te saja. Poligone taktike në Babaj të Bokës do të ndërtohen sipas standardëve të NATO-s dhe SHBA-së. Këto poligone taktike nuk do të jenë në dispozicion vetëm për ne por edhe për partnerët tanë strategjikë”, tha Mehaj./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.