Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit T.V., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet për veprën penale “Grabitja e mbetur në tentativë”.
Trupi gjykues, pas mbajtjes së 10 seancave gjyqësore, dëgjimit të 7 dëshmitarëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave personale dhe materiale, këqyrjes dhe rikonstruksionit të vendit të ngjarjes, si dhe analizimin e ekspertizave, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari T.V. ka kryer veprën penale si në aktakuzë.
“Me këtë vendim, Kolegji kishte lejuar rishikimin e procedurës penale dhe kishte urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë që të caktojë shqyrtimin e ri gjyqësor ndaj të dënuarit T.V., i cili ishte në vuajtje të dënimit për vepër penale ‘Grabitja’ mbetur në tentativë. Me këtë rast kishte pushuar edhe ekzekutimi i dënimit me burgim ndaj të dënuarit”, u tha në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.