Stacioni Policor në Gjakovë sot ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., në fshatin Bardhaniq-Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, pa leje.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.