Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjakovari kërcënon me jetë djalin e tij: S’guxon me ardhë n’shpi se t’vraj

    02/11/2023 12:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një rast tentimi i dhunës në familje ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë djalin e tij.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur përmes një bisede telefonike mes palëve, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, i moshuari dyshohet se ka kërcënuar 40-vjeçarin duke i thënë se nuk guxon të shkojë në shtëpi sepse do ta vrasë.

    40-vjeçari duke parë rrezikun që i kanoset, i frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

    Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk ka qëllim ta lëndojë djalin e tij, por të gjitha fjalët i ka thënë nën afekt.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 65-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se është arrestuar personi që kanosi ministren Donika Gërvalla në Facebook

    Zjarrëfikësit në Skivjan të Gjakovës e shuajnë zjarrin në një stallë të bagëtive

    Deputeti Berisha mohon të jetë kërcënuar nga Serbia apo Radojçiqi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.