Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërxhaliu: Rritja e normave bankare, goditje për sektorin privat

    12/05/2023 09:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur normat e interesit ka ngjallur pajtime dhe mospajtime në vend. Disa ekonomistë mendojnë se rritja e interesit të kredive do të stoponte inflacionin e disa të tjerë konsiderojnë se kjo do ta ngufasë sektorin privat në Kosovë. Aktualisht normat e interesit të kredive në vend janë 6.5%.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mes të vitit 2024, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në vendet e Bashkimit Evropian.

    Por disa ekonomistë janë të pajtimit që të rriten këto norma në mënyrë që të ulet inflacioni e disa të tjerë e shohin si shqetësuese rritjen e normave të kredive.

    Për ekonomisti Arian Sahiti, kjo rritje do të ishte e domosdoshme. 

    “Kjo normalisht që ka impakt edhe te ne në Kosovë, sepse ne e ndjekim Euriborin. Kështu impakti ka me qenë tek ata të cilët do të marrin kredi të reja dhe ata që janë ekzistues. Në anën tjetër të masat e gjera të popullit impakti ka me qenë pozitiv, sepse stopohet sasia e madhe e parave në treg dhe kur nuk ka sasi të madhe të parave  në treg, atëherë çmimet kanë tendencë të bien. Rrjedhimisht nëse produktet nuk shiten gjithsesi që do të bien çmimet”, tha ai.

    Por për ekspertin e Ekonomisë,  Safet Gërxhaliu, thirrja për rritje të normave të kredive është shumë shqetësuese.

    Ai tha se për sektorin privat kjo do të jetë sfidë e madhe. 

    “Në rend të parë duhet të kuptohet se në Kosovë përballë krizës nuk kemi seriozitet dhe  po neglizhohen shumë procese. Në rend të dytë kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Bankën Qendrore Evropiane,  ka qenë  shumë shqetësuese,  ku kërkohet me ngulm që të rriten kamatat në kredi që të luftohet inflacioni, ndërsa Kosova në këtë drejtim është para sfidave të shumta, sepse në një anë e kemi inflacioni që është shumë shqetësuese në anën tjetër e kemi Evropën e cila siç duket nuk do të mund t’i shpëtojë recesionit . Për sektorin privat do të jetë sfiduese e ardhmja, sepse sot në Kosovë kemi kamata bankare afër 7%, nëse vazhdohet në ketë drejtim, këto kamata do të kenë trend rritës dhe do të ketë një ngufatje të sektorit privat”, tha Gërxhaliu. 

    Norma mesatare e interesit në kredi në bankat komerciale, sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 6.5 për qind.

    Euribori ndërkaq është rritur brenda pak muajve nga 0.45 në 3.8%.

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e çmimit të energjisë, Gërxhaliu: Goditje për ekonominë dhe fitore për mafian energjetike

    Vendi po zbrazet në heshtje, Gërxhaliu: Shqetësues rënia e numrit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë

    Gërxhaliu: Edhe për dinarin do të duhej koordinim me ndërkombëtarët

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.