Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërxhaliu paralajmëron ulje të çmimeve këtë pranverë: Stabiliteti politik i domosdoshëm

    09/01/2023 14:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se në pranvera e këtij viti pritet që të kemi rimëkëmbje ekonomike.

    Gërxhaliu theksoi se nga fillimi i prillit të këtij viti pritet që të ketë trend të rënies së inflacionit e po ashtu edhe rënie të çmimeve, duke numëruar një varg faktorësh që do të ndikojnë.

    “Besoj që duhet të kemi optimizëm për vitin 2023 sepse janë disa indikator që dhurojnë optimizëm, që do të ketë lëvizje pozitive në rend të parë, pas ngritjes së çmimit të importit të naftës ruse në Evropë është një frymarrje më e lehtë, në rend të dytë kushtet klimatike dhe nxehtësia që e ka kapluar Evropën i ka shtuar rezervat e gazit që nuk janë shfrytëzuar dhe ky është një produkt strategjik që ka ndikuar në standardin e evropianë”, tha ai.

    “E treta është kostoja e shpenzimeve të transportit, derisa në vitin e kaluar për një kontinjer nga Azia, është paguar afro 20 mijë dollar, sot paguhen vetëm 3 mijë dollar, dhe në këtë drejtim besoj që nga marsi apo fillimit i prillit të vitit 2023 do të kemi ramje apo trend ramjesh edhe të inflacionit, por besoj që edhe çmimeve”, tha ai.

    “Por e vërteta është që psikologjia e tregtisë së jashtme na mëson që çmimet rriten me shpejtësi, mirëpo shumë ma ngadalë kthehen në stadin fillestar. Por definitivisht pranvera e vitit 2023, përkundër asaj që ekspert e parashohin që do të ketë një recesion në Evropë, besoj që do të jetë fillimi i një rimëkëmbje ekonomike”.

    Gërgjaliu potencoi se garanci për stabilitet ekonomik në Kosovë duhet të jetë edhe stabiliteti politik, duke e quajtur të domosdoshëm.

    “Duhet të kuptohet që inflacioni nuk e shkakton qeveria, por duhet të gjej masa për të ulur normën e inflacionit në Kosovë dhe të çmimeve. Në këtë drejtim Kosova po hyn me krizë në këtë vit dhe besoj se në aoftë se pranohet ky realitet do të jetë më e lehtë për ta luftuar inflacionin, e vërteta është që do të ketë sfida të shumta, mirëpo garanci e stabilitetit ekonomik në Kosovë duhet të jetë stabiliteti politik sepse pa një stabilitet politik do të jetë shumë e vështirë të ketë prognoza pozitive”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e çmimit të energjisë, Gërxhaliu: Goditje për ekonominë dhe fitore për mafian energjetike

    Vendi po zbrazet në heshtje, Gërxhaliu: Shqetësues rënia e numrit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë

    Gërxhaliu: Edhe për dinarin do të duhej koordinim me ndërkombëtarët

    Të Fundit

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.