Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërxhaliu: Në 2023 vetëm në overdraft të kartelave, qytetarët kanë shpenzu më tepër se 480 milionë euro

    25/12/2023 18:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti.

    E për këtë çështje ekonomisti, Safet Gërxhaliu tha se agjenda politike në vend e ka ngulfatë ekonominë e vitit që po e lëmë pas.

    Madje Gërxhaliu tha se gjatë këtij viti partneriteti me sektorin privat ka qenë në nivelin më kritik.

    “Ekonomia e vitit 2023 ka mbetë në hijën e agjendës politike, një agjendë politike që definitivisht ka ngulfatë shumë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. Mungesa e stabilitetit politik ka ndiku që Kosova të ketë shumë pak investor të huaj, në të njëjtën kohë kemi pas një vit ku dialogu  dhe partneriteti me sektoirn privat ka qenë në nivelin më kritik ku  krejtë kësaj i shtohet edhe fakti që kemi edhe mjete të pashfrytëzuara në projekte kapitale. Paramendoni çfarë ka qenë ngulfatja e sektorit privat”, tha Gërxhaliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

    Derisa theksoi se vetëm gjatë vitit 2023 në Kosovë qytetarët kanë shpenzuar më tepër se 480 milionë euro vetëm në kartelat overdraft.

    “Ne nuk e kemi problemin vetëm të kredive që më tepër se 5 miliardë, paramendo në vitin 2023 vetëm në overdraft të kartelave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzu më tepër se 480 milionë euro. Prandaj vërtetë është një situatë e cila duhet të jetë një mesazh për institucionet që për ekonominë të bëjnë më tepër, të kuptojnë rëndësinë e sektorit privat dhe vetëm partneriteti publiko privat mund të jetë garancë e ardhmërisë së Kosovës”, shtoi ai

    Ndryshe, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro. Krahas kësaj, rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kalu

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e çmimit të energjisë, Gërxhaliu: Goditje për ekonominë dhe fitore për mafian energjetike

    Vendi po zbrazet në heshtje, Gërxhaliu: Shqetësues rënia e numrit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë

    Gërxhaliu: Edhe për dinarin do të duhej koordinim me ndërkombëtarët

    Të Fundit

    Trump sulmon Muskun: Do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut nëse nuk do kishte marrë…

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

    Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë 50-vjeçari shqiptar

    Trump “godet” Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.