Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    09/05/2025 11:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LVV-së dhe ministrja në dorëheqje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media pas dështimit të 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për gatishmërinë e presidentes Vjosa Osmani për të mbajtur një takim me partitë politike me qëllim të zhbllokimit të situatës.

    Në pyetjen e gazetarëve se çka nëse presidentja Vjosa Osmani e propozon një Qeveri, Gërvalla ka thënë se shefja e shtetit s’mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë dihet që Qeverinë dhe kryetarin e Kuvendit e propozojnë ata që i kanë fituar zgjedhjet.

    “Ne mund të flasim për çka do të që doni, por ne të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave tona kushtetuese. S’duhet t’i ngatërrojmë kompetencat sepse atëherë hyjmë në anarki totale. S’ka kompetenca askush përveç atyre që i kanë fituar zgjedhjet. Një herë të propozojnë kryetarin e Kuvendit, ta konstituojmë Kuvendin dhe pastaj të kalojmë në Qeveri. Të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave që i kemi dhe jo në tejkalim të tyre”, ka thënë Gërvalla.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Të Fundit

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Kuvendi në krizë të thellë, Edona Llalloshi: Për Kosovën po bëhet edhe më mirë….

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.