Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës në takimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla me homologen e Monakos, Isabelle Berro-Amadei, të mbajtur në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se dy ministret biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit me Fondacionin “Prince Albert II i Monakos”.
“Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm për të zgjeruar lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Monakos, duke promovuar bashkëpunim të ndërsjellë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim