Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Gërvalla ka njoftur se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për partneritetin e ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së dhe projektet e përbashkëta.
Ministrja në takimin me Hovenier i ka theksuar se përkushtimi i Kosovës për avancimin drejt integrimit euroatlantik.
Gjithashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës.
“Në takimin e rregullt me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, diskutuam për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe projektet e përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim. Theksova përkushtimin e Kosovës për avancimin drejt integrimeve euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Shpreha gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, si një partner kyç në paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, ka shkruar Gërvalla.