Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërvalla-Schwarz: I quan fëmijë opozitën për shkak se nuk po e votojnë kryetaren e Kuvendit

    21/04/2025 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Donika Gërvalla -Schwarz i ka quajtur “bllokada fëmijërore” veprimet e opozitës, vetëm sepse VV nuk po i ka numrat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Gërvalla i ka reaguar opozitës duke i akuzuar të njëjtit se po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

    “Të mërkurën është shansi i radhës për të hequr dorë nga bllokadat fëmijërore dhe për të vazhduar me konstituimin e Kuvendit të Republikës”, shkroi ndër të tjera Gërvalla

    Postimi i plotë:

    Qytetari ka folur qartë më 9 shkurt, por opozita vazhdon bllokimin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Një gjë është e qartë: Kryetarin e Kuvendit e propozon koalicioni fitues, askush tjetër. Në rastin konkret, zgjedhjet i ka fituar koalicioni LVV/GUXO/Alternativa, i cili ka fituar më shumë vota se numri dy dhe tre së bashku.

    Partia dy dhe tre ka të drejtë të propozojë nga një nënkryetar, sipas përzgjedhjes dhe preferencës së tyre.

    Institucionalista, ku jeni? Si ia shpjegoni votuesit tuaj këtë bllokim të pakuptimtë dhe të papranueshëm të institucioneve?

    Meqë thoni që nuk i paskemi numrat për formim të qeverisë, pse nuk silleni institucionalisht dhe nuk mundësoni kalimin deri në atë pikë? Apo jeni ende të zënë me diskutimet se kush kujt ia vodhi votat me postë?

    Të mërkurën është shansi i radhës për të hequr dorë nga bllokadat fëmijërore dhe për të vazhduar me konstituimin e Kuvendit të Republikës.

    Artikuj të ngjashëm

    Vetëvendosja i referohet Faton Pecit edhe deputet edhe ministër

    Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar?

    Deputet dhe ministër në dorëheqje, Peci: Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.