Donika Gërvalla nga partia Guxo nga selia e Vetëvendosjes tha se rezultatet preliminare nuk e kanë marrë në konsideratë edhe votat e diasporës, duke u shprehur e bindur se pas numërimit të tyre do të bëjnë Qeverinë.
“Sot kjo ditë ka shënuar një fitore të madhe për koalicionin të madhe. Kryeministri e tha, kemi vetëm rezultate preliminare dhe mbi të gjitha këto rezultate nuk e kanë marrë në konsideratë ende një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës. Gjatë ditëve të ardhshme do ta kemi rezultatet finale dhe Do ta formojmë qeverinë së bashku dhe do të udhëheqim me ndershmëri në katër vjetët e ardhshëm”.