Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla ka pritur në aeroportin e Prishtinës, Kaja Kallas, kryediplomaten evropiane.
Gërvalla në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo vizitë vjen në një kohë kur “Kosova është më e nagazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike”.
“Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike.
Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë” – ka thënë ajo.