Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërvalla në KS: Serbia duhet të zgjedhë, t’i bashkohet Perëndimit apo të mbetet dorë e zgjatur e Rusisë

    20/04/2022 21:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

    Në fjalën e saj, Gërvalla ka thënë se UNMIK-u tashmë nuk ka rol administrativ në Kosovë, ndërsa puna e organizatave ndërkombëtare vazhdon normalisht në vendin tonë.

    Ajo ka thënë se “deri sa Kosova është gjithmonë në krahun Perëndimor dhe në mbështetje të botës demokratike, Serbia vazhdon të jetë satelit i Rusisë”.

    Gërvalla ka thënë se aleanca e Serbisë me Rusinë, po bën që rajoni të mos jetë stabil.

    Ministrja Gërvalla ka përmendur edhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

    “Serbia ka kryer krime e gjenocid në vendin tonë deri kur ne jemi mbrojtur me një luftë të tmerrshme, e pastaj erdhi edhe ndërhyrja e NATO-s. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë ministër i Sllobodan Millosheviq, kasapit të Ballkanit i cili njihet për gjenocidet që ka kryer, duke përfshirë këtu edhe krimet në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Gërvalla.

    Ajo ka thënë se Ballkani Perëndimor do të stabilizohet atëherë kur Serbia të pranojë realitetin dhe të njohë Pavarësinë e Kosovës.

    “Serbia ka një zgjidhje përpara, t’i bashkohet Perëndimit apo të mbetet dorë e zgjatur e Rusisë. Republika e Kosovës është shtet sovran dhe do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, ka thënë ndër të tjerash Gërvalla. 

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trumpit: Nuk mund ta lë të presë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.